Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë sot se institucionet e Kosovës kanë arritur që të plotësojnë kriteret e caktuara për liberalizmin e vizave.
Kështu i ka thënë Çollaku ambasadores së kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën ka zhvilluar një takim njoftues.
“Institucionet tona kanë përmbushur kriteret e caktuara për heqjen e vizave. Kemi punuar shumë në këtë proces dhe kemi arritur të bëjmë reforma të mëdha në kuadër të këtij procesi, ka thënë Çollaku në takim.
“Aktualisht ndodhemi në periudhën vendimtare dhe presim një vlerësim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti në shtetet e zonës Schengen,” ka shtuar ai.
Kjo deklaratë e Ministrit Collaku vjen vetëm disa ditë pasi që ai kishte deklaruar se Kosova ka mbetur pa plotësuar vetëm edhe dy kritere nga tetë sa kanë mbetur në këtë proces./Insajderi.