Me mungesat e sigurta të dy emrave të rëndësishëm si Verrati dhe Pirlo, trajneri i përfaqësues së Italisë ka përfshirë në këtë listë mesfushorin e Paris Saint Germain, Thiago Motta dhe atë të Milanit, Ricardo Montolivo prania e të cilëve në Europianin francez ishte vendosur në dyshim të madh për shkak të gjëndjes së tyre fizike.
Gjithsesi nuk është ende e sigurt nëse Motta dhe Montolivo do të jenë të gatshëm për finalet e Europianit me stafin mjekësor të kombëtares së kaltër që do të vlerësojë gjatë ditëve në vazhdim gjendjen e dy mesfushorëve.
Nëse të dy nuk ja dalin janë gati Jorginho dhe Sturaro, me mesfushorin e Napolit dhe atë të Juventusit që janë përfshirë nga Conte në listën paraprake. /Insajderi.com