Insajderi
Insporti

Cristiano Ronaldo imiton frazën ikonike të Messit

Insajderi
04 September 2024 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cristiano Ronaldo imiton frazën ikonike të Messit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo ka pushtuar botën dixhitale, duke hapur kanalin e tij në YouTube dhe duke u bërë krijuesi më i shpejtë i përmbajtjes për të marrë butonin e artë të YouTube në histori.

Në një nga videot e tij të fundit, “7 pyetjet që kam dashur t’i bëj gjithmonë Georginës”, portugezi ka ndarë një moment argëtues me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Pasi Georgina i tha atij “Çfarë budallai që je” në përgjigje të një prej shakave të tij, Cristiano nuk mundi të rezistonte dhe shqiptoi frazën e famshme të Leo Messit.

Ai imitoi ikonën “Çfarë po shikon, budalla?” e Messit, një frazë që u bë e famshme pas ndeshjes së nxehtë çerekfinale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës në vitin 2022.

Ronaldo shpërthen menjëherë në të qeshura, duke dhënë sinjale se kishte të bënte me frazën e Messit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark