×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çudira nga VV’ja- Në opozitë e përfaqësonin të varfrit kundër Zajednicës, në pushtet milionerët Dalipi e Rama

    Insajderi
    30 January 2023 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në te kaluarën VV’ja përfaqësohej nga aktivistët e varfër në protestat kundër Zajednicës. Përballeshin me gaz lotsjellës, rrahje nga Policia e burgosje.

    Shumë prej tyre ndërprisnin studimet e tyre për shkak te paraburgimeve të zgjatura si pasojë e pjesëmarrjeve nëpër protesta kundër Zajednicës. Atëkohë milionerët Luan Dalipi e Alim Rama nuk ishin afër tyre. Nuk ishin në rreshtin e parë të protestave për të përjetuar gazin lotsjellës.

    Por, vite më vonë situata ka ndryshuar rrënjësisht.

    Vetëvendosja në pushtet ia ka deleguar tjetërkujt që ta përfaqësoj në takimet zyrtare për Zajednicën.

    Një takim për Asociacionin e ka aranzhuar Ambasada e Amerikës në Prishtinë. Në këtë takim, si përfaqësues i Qeverisë Kurti do të shkojë Shefi i Stafit, Luan Dalipi.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu.

    Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu për Teve1.

    Ndërsa gjatë ditës, milioneri Alim Rama që është Sekretari Organizativ i Lëvizjes ka pritur në takim drejtorin e FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark