Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me postimet që të tjerët po i bëjnë dhe po i bëjnë publike.
Ai tregon një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj duke shkruar pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.
Gjithashtu përmend edhe një rast ku disa të rinj kanë publikuar se po falin namazin në rrugë e që sipas tij ata duhet të luten për vete.
Postimi i plotë:
Faluni për vete jo për fotografi
Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.
Shkruej n’veturë m’tha!
Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!
A din pse?
Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!
Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!