Çun Lajçi pyet Kurtin: Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çun Lajçi pyet Kurtin: Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit?

    Insajderi
    22 April 2021 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur Çun Lajçi, është shprehur i pakënaqur me vendimin e Qeverisë për mosvazhdimin e shtesave për pensionistët. Për këtë ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse iu hoqën 20 euro nga pensioni.

    Tutje, aktori ka thënë se paratë nuk i dhimbsen dhe se në verë do të shesë sërish libra.

    “Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit? S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun? Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!”, ka shkruar Lajçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark