D+: Problemi më i madh i OSHP-së është mostransparenca – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    D+: Problemi më i madh i OSHP-së është mostransparenca

    Insajderi
    03 May 2017 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata jo qeveritare “Demokracia Plus”, ka bërë sot prezantimin e raportit të monitorimit tre mujor të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e njohur si gjykata e tenderëve.

    Sipas saj, nga monitorimi në OSHP është vërejtur se ky institucion ka marrë një numër të vogël të ankesave, ka mungesë të dëshmitarëve në seanca, mungesë të transparencës dhe mos-publikm të raporteve në ueb-faqe.

    Isuf Zejna, koordinator i programit në këtë OJQ, mos transparenca është problemi më i madh që ka ky institucion. Sipas tij, gjatë periudhës raportuese është shënuar mungesa e dëshmitarëve në seanca, duke mos u ftuar asnjë person për të raportuar.

    “Mungesa më e serioze e identifikuar në punën e OSHP-së është transparenca. Kjo madje në shumë dimensione të punës së këtij institucioni, të cilat kur mblidhen së bashku japin një indeks të ulëttë llogaridhënies për publikun, OSHP në shumicën e seancave rreth 60 për qind në periudhën raportuese ka mbajtur seanca pa publikun”, është shprehur Zejna.

    Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deklaroi se OSHP-ja nuk e ka kryer punën në mënyrë të duhur për dy arsyeje- për mungesë të  mekanizmave ndëshkues dhe mos vullnetit politik.

    “E para se shumë raste mungojnë mekanizmat e qartë të ndëshkimit të atyre që i shkelin rregullat ose ligjin deri më sot ende nuk e dimë ndonjë rast që ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar menaxhmenti i ndonjë institucioni për shkak se vendi nuk e ka shqyrtuar raportin e tyre, nuk ka asnjë masë që merret ndaj këtyre njerëzve”, është shprehur  Patina.

    Ndërsa çështja e dytë sipas saj është “çështja e vullneti politikë, ku nuk ka vullnet politik për të kryer punën siç duhet duke filluar prej kuvendit e te poshtë”, ka deklaruar ajo.

    Por kryetari i OSHP-së, Blerim Dina mbron punën e institucionit që ai drejton duke thënë se vendimet i marrin në mënyrë të pavarur.

    Gjatë këtij prezantimi u bë e ditur se OSHP në tre muajt e fundit ka pranuar 481 ankesa nga të cilat 137 janë të pabazuara ndërsa 231 të bazuara që sipas tij është shifër shumë më pak krahasuar me vitet 2014 dhe 2015.

    Për kryetarin e OSHP-së Blerim Dina ky numër i ankesave është shumë më mirë krahasuar me vitin e kaluar.

    “Nëse e krahasojmë këtë me vitin e kaluar është një shifër shumë më e mirë ngase kemi pranuar 9 ankesa më shumë”, ka deklaruar Dina. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark