Daçiq: Kërkesa e BE-së për bashkim në sanksionet ndaj Rusisë ‘e papranueshme’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Kërkesa e BE-së për bashkim në sanksionet ndaj Rusisë ‘e papranueshme’

    Insajderi
    20 October 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar se Bashkiimi Evropian po bën trysni “të papranueshme” mbi vendet e Ballkanit për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

    Daçiq tha se “presioni mbi Serbinë që, me gjuhën diplomatike, të harmonizohet poltiika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanskione ndaj Rusisë, është absolutisht e papranueshme”.

    Një raport i politikës së jashtme të BË-së, i publikuar më heret gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progressive me BE-në” në politikën e jashtme.

    Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aletja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

    Zyrtarët thonë se se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark