Daçiq: Kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë

    Insajderi
    21 August 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë sepse do të ketë presion shtesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Ai ka pretenduar se përputhja me politikën e jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me këtë organizatë, “por se ka diçka tjetër”

    “Shqipëria mburret se është 100% në përputhje me BE-në dhe pyet pse nuk i hapin negociatat. Disa vende në rajon vetëm marrin kërkesa dhe i zbatojnë menjëherë. Kjo tregon se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është i vetmi problem në marrëdhëniet tona me ta”, ka thënë Daçiq.

    Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për presione shtesë ndaj Serbisë, si dhe ministri serb i mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe Millosh Vuçeviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark