Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste Serbe të Millosheviqit, Ivica Daçiq ka thënë se “nga bisedimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të pritet ndonjë rezultat kapital, por se është me rëndësi se ato po zhvillohen”.
“Problemi nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk duan të respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por që bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron t’i shtrëngojë ata për ta bërë këtë”, është ankuar pasardhësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq për televizionin serb “TV Përva”.
Ai deklaroi se “taktika e udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës është se disa nënshkruajnë, të tjerët refuzojnë, ndërsa organet ndryshojnë dhe askush nuk merr përgjegjësi për të zbatuar marrëveshjet”.
“Ishte, ndoshta, më korrekte të bisedohet me (Hashim) Thaçin, sepse ai kishte njëfarë vetëdije se ishte e nevojshme për të arritur një kompromis”, ka pretenduar Daçiq./Insajderi.org.