Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se pas zgjedhjes së Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara, Serbia do të merr trajtim më të mirë në Uashington. Por shtoi se nga Trump nuk duhet të presin mrekulli.
“Nga Trump nuk duhet të presin mrekulli”, ka thënë Daçiq për të mediet serbe.
Sipas tij, ShBA-ja do të vazhdojë të përfaqësojë dhe të mbrojë pikëpamjet e tyre.
“E vetmja gjë që unë besoj se do të ndryshojë është se ai do të dobësojë presionin ndaj Serbisë dhe se ne nga Uashingtoni do të marrim trajtim më të mirë nga ajo që kemi pasur për dekada të tëra”, ka thënë Daçiq./Insajderi.com