Daçiq nuk pret asgjë nga zgjedhja e Thaçit president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq nuk pret asgjë nga zgjedhja e Thaçit president

    Insajderi
    18 February 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk pret të ndodh asgjë pozitive në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, në rast të zgjedhjes eventuale të zëvendëskryeministrit aktual, Hashim Thaçi, president i Kosovës.

    I pyetur se përse nuk pret të ndodh diçka e tillë, Daçiq për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se krizat aktuale politike në Kosovë janë arsyetim i Prishtinës për dështimin e saj që t’i përmbush obligimet e marra me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel.

    “Dhe kjo do të vazhdojë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të vë në presion Prishtinën për t’i përmbushur këto marrëveshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark