Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke folur për raportet me Malin e Zi, pas arrestimit të grupit serb të dyshuar për organizimin e sulmeve terroriste, tha se vendit i tij është i interesuar për stabilitetin në rajon duke premtuar zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.
“Me qytetarët e dyshuar dhe të ndaluar të Serbisë është arritur qasje konsullore dhe informacionet e marra tregojnë se ata deklarohen të pafajshëm”, ka thënë krye diplomati serb për Radio Televizionin e Vojvodinës.
Shefi i diplomacisë serbe tha se nuk e di se në çfarë gjendje është ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq, i cili ishte në mesin e të arrestuarve në Mal të Zi, duke shtuar se e dinte se ai ishte nën përcjelljë në kohën sa ishte në krye të xhandarmërisë serbe, njofton Klan Kosova.