Ai i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të votojnë për Listën Serbe sepse, siç pretendon, “kjo më nuk është çështje partiake, por se Prishtina dëshiron që dikush tjetër t’iu zgjedh përfaqësuesit dhe që në Parlamentin e Kosovës të hyjnë serbët të cilët janë kundër shtetit të Serbisë”.
Duke folur për kërkesat që ai t’i ndalë lobimet për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se “kjo vetëm se po e inspiron sepse kjo më së shumti po e de-legjitimon dëshirën e Prishtinës për pavarësinë e Kosovës”.
Ai gjithashtu ka thënë se është caktuar seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për 31 tetor, në të cilën do të shqyrtohet raporti i sekretarit gjeneral të KB për Kosovën.
Daçiq pretendon se seancën e ka caktuar Afrika e Jugut e cila këtë muaj kryeson me Këshillin e Sigurimit të KB.
Në pyetje se “a vlen të paralajmërohet bashkësia ndërkombëtare se Kosova po përgatitë manipulim me votat e serbëve në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ai ka thënë “edhe vlen edhe nuk vlen, sepse ata këtë e dinë”, mirëpo, “ai do të bëjë gjithë çfarë është e mundur”./Insajderi.com.