Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës në atë që dje Thaçi tha se Kosova po përgatitë padinë ndaj Serbisë për krime lufte.
Daçiq ka thënë se UÇK-ja është ajo që ka kryer gjenocid ndaj popullit serb në Kosovë.
“Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë, por UÇK-ja ka kryer gjenocid ndaj popullit serb”, ka thënë Daçiq.
Sipas Daçiqit kjo është një provokim i radhës i Thaçit pas idesë së tij për të formuar Ushtrinë e Kosovës.
Daçiq ka thënë se ideja e Thaçit për krijimin e ushtrisë përjetoj një përmbysje, ai tash po përpiqet të marrë vëmendjen e publikut me temën se do të paditë Serbinë për gjenocid, këto komente ai i ka bërë me shkrim për mediet serbe njofton Tanjug.
Thaçi dje gjatë ditës ka bërë të ditur se Kosova është duke përgatitur një padi ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë./Inasjderi.com