Daçiqit nuk i intereson presioni i BE-së për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiqit nuk i intereson presioni i BE-së për Kosovën

    Insajderi
    21 October 2016 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fjalët e ashpra dhe tensionet mbi lëvizjet e Prishtinës lidhur me minierat e Trepçës në Kosovë nuk janë mirëpritur në Serbi, dhe nuk ka pasur progres pas raundit të fundit të dialogut teknik mes dy shteteve në Bruksel këtë javë.

    Të dy palët kësaj radhe nuk arritën të bien dakord për njohjen e diplomave universitare, njofton Insajderi.

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se vendi i tij “nuk do të reagojë ndaj presionit” të Bashkimit Evropian.

    “Ata janë pak të zhgënjyer tani, sepse ne nuk e pranojmë këtë marrëveshje. Ata thanë se ne duhet ta pranojmë atë, përndryshe nuk do të ketë hapje të kapitujve”, ka thënë kryediplomati serb.

    “Dhe pastaj ne u kemi thënë atyre, se nuk do jetë nevoja e hapjes së kapitujve. Është e vërtetë se është me rëndësi jetike për ne për të ecur drejt BE-së, por nuk do ta lejojmë askënd të na poshtërojë”, tha të premten Daçiç, njofton B92.

    Sipas tij, “linjat e kuqe të Serbisë ndaj disa marrëveshjeve” me Kosovën do të mbeten të njëjta edhe më tutje. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark