Insajderi
Show

Dafina prishet edhe me Feron, akuza nga menaxhmenti i këngëtares

Insajderi
05 November 2025 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dafina prishet edhe me Feron, akuza nga menaxhmenti i këngëtares
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pjesë e shkurtër e këngës së shumëpërfolur mes Dafina Zeqirit dhe Feros ka qarkulluar në TikTok ditën e djeshme, duke ndezur rrjetin me reagime dhe dyshime për një bashkëpunimin e paralajmëruar mes tyre.

Por sot gjatë ditës, menaxhmenti i artistes reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final.

Dafina Zeqiri dhe Fero drejt një bashkëpunimi?! Ja si është

Sipas deklaratës së “Moneyz Music”, e ndarë gjithashtu nga vetë Dafina në InstaStory, versioni që ka dalë është vetëm një demo, një ide e papërfunduar, dhe jo materiali që do të lançohet zyrtarisht. “Versioni me ‘feat’ nuk është pjesë e lançimit dhe nuk do të publikohet,” thuhet në komunikatë.

Në këtë mënyrë, menaxhmenti i Dafinës lë të kuptohet se kënga është shpërndarë pa leje, duke e konsideruar “leak” nga pala tjetër. Projekti përfundimtar, sipas tyre, do të vijë vetëm në versionin solo të Dafinës.

Ky duket të jetë raporti i radhës i prishur nga këngëtarja në estradë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark