Dalin spekulime se Tayna me Dafinën janë zënë. Doruntina Shala, e njohur profesionalisht si Tayna, është ajo këngëtarja e re në treg dhe me projekte muzikore, super e bukur, me një trup të mirë, e cila morri famë shumë shpejt dhe u bë shumë e dashur për publikun.
Nga ana tjetër kemi Dafinën, e cila përveç këtyre cilësive që ka Tayna, ajo është e vjetër në muzikë dhe shpesh cilësohet si “Diva e Shqipërisë”.
Bukuroshet para një viti publikuan një super hit, ku në të shfaqnin edhe shoqërinë e tyre të veçantë. Por së fundmi një “Instastory” në llogarinë e Instagramit të Dafinës morri vëmendjen e fansave dhe pati spekulime të shumta.
Dafina shkruajti: “Për kurorë nuk kam nevojë, mikrofonin kur e kam në dorë. Zili, zili që prej vitit 2006!”
Pa dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm, me siguri në ditët në vazhdim vetë Zeqiri do të shtojë detaje të tjera lidhur me këto postime. Komentuesit mendojnë se ajo sapo i ka hapur luftë ish-bashkëpunëtores së saj, Tayna, një vit pasi publikuan duetin e tyre me titull “Bye Bye”. Nuk dihet ç’ka ndodhur këtë vit që Dafina është inatosur kaq shumë sa të flasë publikisht.
Më tej Daffy shkruan: “Jam e lodhur nga ato femra që bërtasin për ndihmë dhe kur u hap një derë, kthehen kundër dhe madje përpiqen të të bëjnë diss ty. Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave. Vajza, jini vigjilente, jo çdokush që ndihmoni, është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë qesharake për të zbuluar të vërtetën. Ti e di se kush je!”
E sapo lexuam këtë shkrim, rikujtuam se me kë ka bashkëpunuar Dafina nga vajzat e showbizit, që sipas saj tani është duke i bërë diss.
E fundit rezulton Tayna, ndërkohë që pas saj Dafina ka hequr dorë nga femrat, duke bashkëpunuar vetëm me djem. /Insajderi.org