10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur.
Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se lutemi që të përfundoj me kaq dhe mos të ketë viktima tjera.
“Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre në aksidentin e sotëm në Kroaci. Lutemi kjo tragjedi të përfundoj me kaq dhe mos të ketë viktime tjera”, ka shkruar Zeqiri.