Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka bërë një ‘goditje’ në llogarinë e saj në Instagram.
Në një nga fotot, Dafina shkruan se shumë këngëtare janë përpjekur t’i bëjnë “diss”, por asaj kjo gjë i shkakton të qeshura.
“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”, u shpreh Dafina.
“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qeshararke për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ishin ndër të tjera fjalët e saj.
Në vijim të postimeve Dafina ka shkruar “Zili zili”, gjë që tregon se projekti i ri do të jetë një dedikim.