Disa ditë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri mori vëmendjen e rrjetit me disa thumba në rrjete socale, ku fliste për zilinë dhe personat që përpiqeshin t’i bënin diss.
“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”, shkroi Dafina.
Pavarësisht se ajo nuk ka dhënë emra konkret se kujt ja drejton këtë mesazh, duket se kjo do të jetë fabula e këngës që këngëtarja do të publikojë së shpejti. Në vijim të postimeve Dafina ka shkruar “Zili zili”, gjë që tregon se projekti i ri do të jetë një dedikim për artistet që ajo ka përshkruar dhe se me shumë siguri do të publikohet brenda pak kohësh.
Këtë lajm, këngëtarja e ka konfirmuar vetë sot në një postim në InstaStory, duke treguar për këngën e re që po vjen.