“Daily Mail” raporton për rrahjen brutale ndaj të moshuarës në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Daily Mail” raporton për rrahjen brutale ndaj të moshuarës në Pejë

    Insajderi
    03 November 2022 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar për sulmin ndaj të moshuarës që ndodhi në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

    Pamjet se si infermieret sulmuan një të moshuar me Alzheimer bën bujë.

    Tri infermiere u arrestuan në lidhje me rastin.

    “Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar Daily Mail.

    Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke arrestuar tri të dyshuara, ndërsa ka pasur reagime edhe nga krerët e shtetit.

    Ndërkohë familjarët të mërkurën pasdite e tërhoqën gruan e moshuar nga shtëpia e pleqve.

    Ndërkohë në rrjete sociale videoja është shpërndarë edhe nga disa serbë, të cilët kanë propaganduar duke thënë se “një infermiere në Pejë po e sulmon një grua të moshuar serbe në shtëpi të pleqve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark