Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, shpreson se edhe votimi i sotëm për balotazh në Drenas të shkojë pa probleme.
“Erdha sot që në emër të KQZ-së të shohë se si janë duke shkuar zgjedhjet në raundin e dytë në Drenas. Shpresoj që edhe kjo ditë të shkojë pa probleme”, ka thënë Daka gjatë vizitës në Qendrën e Votimit në Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Ajo ka thënë se ‘KQZ është e përkushtuar që të organizojë këto zgjedhje më bazë të ligjit’.
“Ftoj qytetarët e Drenasit që të dalim dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha shtuar ajo.