Ish- kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se të mërkurën do të dërgoj kërkesën me dosje dhe fakte ligjore tek Avokati i Popullit për t’I kërkuar që të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.
“Unë e kam përgatitur një dosje të mirë më të gjitha faktet ligjore me përmbledhje të dokumenteve dhe do ta dërgoj te Avokati I Popullit nesër dhe pastaj ai pasi ta shqyrtoj do ta vërtetoj a ka bazë me dërgu në Gjykatën Kushtetuese” tha ajo në Rubikon.
Daka tha se Avokati I Popullit e ka për obligim që të kujdeset për vendimet e padrejta dhe për kushtetutshmërinë në Kosovë.
“Avokati I Popullit besoj se e ka këtë obligim dhe një autorizim që të kujdeset për kushtetshmërinë në Kosovë. Avokati I popullit këtë ka mundur me bo deri tash edhe pa kërkesën time sepse ai mundet me reagu edhe vet kur e sheh që është bërë një shkelje”.
Daka tha se e vetme do të shtyj këtë proces përpara që të vërtetoj se nëse shkarkimi i saj ka bazë ligjore.
“Kam mbet unë vetëm si Valdete Daka dhe do ta shty këtë çështje deri në fund, ka mjaftueshëm bazë ligjore që Avokati I Popullit a dërgoj në Gjykatën Kushtetuese”, tha me tej Daka./Gazeta Insajderi