×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Daka: Dorëheqja e kryetarëve në veri, mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

    Insajderi
    01 August 2023 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se mënyra e vetme dhe më e drejta për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri do të ishte që kryetarët aktual në katër komunat në atë pjesë të Kosovës të dorëzojnë mandatet e tyre.

    Për RTV21, Daka tha se edhe dorëheqja me presion do te nënkuptoni shkelje ligjore.

    “Natyrisht se dorëheqja është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e shpalljes së zgjedhjeve të reja, sepse në momentin që kryetarët do të jepnin dorëheqje, do të fillonin procedurat ligjore për shpalljen e zgjedhjeve dhe do të vazhdonin ashtu siç janë mbajtur edhe më herët. Megjithatë, dhënia e dorëheqjes duhet të jetë një akt vullnetar i kryetarëve të komunave, sepse në të kundërtën, çdo dhënie e dorëheqjes në mënyrë të pavullnetshme do të konsiderohej shkelje dhe se ata kryetarë nën presion kanë dhënë dorëheqje”, deklaroi Daka.

    Ish-kryetarja e KQZ-së tha se para se të vendoset për zgjedhje të reja, “duhet të gjendet një marrëveshje politike”, pasi sipas saj, mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhje do të sjellë të njëjtën situatë sikur pas zgjedhjeve të prillit. /21Media

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark