Insajderi
Lajme

Daka: Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota

Insajderi
04 November 2025 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Daka: Sipas Kushtetutës, mandatari i dytë duhet të bindë se i ka 61 vota
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Valdete Daka e ka komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës, për formimin e Qeverisë.

Daka tha se sipas Kushtetutës mandatari i dytë duhet të jap garancë se tashmë i ka votat, 61 të domosdoshme.

“Sepse përndryshe nuk do të kishte logjikë që të ekzistonte mandatari i dytë. Në qoftë se mandatari i parë nuk i ka votat pse i dyti do t’i kishte, përpos nëse ka ndodhur ndonjë zhvillim brenda atyre 10 ditëve”, deklaroi Daka në Klan Kosova.

Nuk dihet ende nëse Konjufca i ka siguruar tashmë 61 vota.

Më 26 tetor, mandatari i parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dështoi të bëhet kryeministër me kompetenca të plota.

Kurti nuk i mori më shumë se 56 vota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark