Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Spanjës dhe Arabisë Saudite në Kupën e Botës 2026, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret pas barazimeve në sfidat hapëse të Grupit H.
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion dhe përgjigjja është po – supertalenti Lamine Yamal starton nga minuta e parë. Sulmuesi i Barcelonës do të luajë në krahun e djathtë të sulmit, përkrah Mikel Oyarzabal dhe Alex Baena. Në formacionin titullar janë përfshirë gjithashtu Dani Olmo dhe Pedro Porro, ndërsa Rodri e Pedri do të udhëheqin mesfushën spanjolle, shkruan Insajderi.
Formacioni i Spanjës: Unai Simón; Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Dani Olmo, Pedri; Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal, Alex Baena.
🚨 OFICIAL | Ya tenemos nuestro 𝗢𝗡𝗖𝗘 ante Arabia Saudí.#VamosEspaña | #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/pBcW94GLzX
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) June 21, 2026
Nga ana tjetër, Arabia Saudite do të mbështetet te përvoja e Salem Al-Dawsarit dhe Firas Al-Buraikan në repartin ofensiv, ndërsa portieri Mohammed Al-Owais pritet të jetë një nga figurat kyçe në përpjekjen për t’i ndalur spanjollët.
Formacioni i Arabisë Saudite: Mohammed Al-Owais; Saud Abdulhamid, Ali Lajami, Hassan Altambakti, Moteb Al-Harbi; Abdullah Al-Khaibari, Musab Al-Juwayr, Nasser Al-Dawsari; Salem Al-Dawsari, Firas Al-Buraikan.

Spanja hyn në këtë takim nën presion pas barazimit 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa Arabia Saudite mori një pikë të vlefshme kundër Uruguait. Një fitore do t’i afronte shumë “La Rojën” me kualifikimin në fazën tjetër të turneut. /Insajderi.org/