
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump dhe Zelensky u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton BBC.
Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pasi ata i bënë homazhe Papës, sipas Rai TV të Italisë, në vend që të ndodhte në ambasadën amerikane siç pritej
Këto imazhe tregojnë takimin e Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy brenda vetë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Imazhet e jashtëzakonshme konfirmojnë raportimin e mëparshëm se dyshja u takua përpara funeralit të Papa Françeskut.
“Presidentët u takuan në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe takimi zgjati rreth 15 minuta”, ka thënë zyra e Zelenskyt, shkruajnë mediat e huaja.
“Udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë negociatat sot. Ekipet po punojnë për organizimin e takimit pasues”.
Ndërkohë një fotografi tjetër tregon Emmanuel Macron të Francës dhe Sir Keir Starmer të Britanisë së Madhe duke folur gjithashtu me dyshen.
Takimi i tyre dypalësh vjen pasi negociatori i paqes i zotit Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me Vladimir Putin në Kremlin.
Ai vjen pasi Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” me “shumicën e pikave kryesore të dakorduara” – ndërsa bëri thirrje që të dyja palët të takohen.