Menjëherë pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha nxitën dyshimet se kanë nisur një romancë jashtë programit “Për’puthen”.
Dyshimet linden pas disa mesazheve dashurie që ata bënë në “Instastory”.
Antonela shkruante “Zemra ime duket kaq bukur i veshur me ‘D& G’” në foton që kishte postuar ish-konkurrenti ku shihej i veshur me këmishë të bardhë dhe me pantallona të zeza.
Ndërsa Abdyli ia ktheu: “Ti je marijuana ime!”.
Sikur këto të mos mjaftonin, dyshja kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë. Ata kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend: Milano.
Në videon që publikoi bashkë me ish-konkurrentin, Antonela dëgjohet duke thënë se e ka takuar atë rastësisht në qendër të Milanos.
Por fansat e dyshes janë të bindur se mes tyre ka nisur diçka dhe se ata vendosën që ta kalonin fundjavën bashkë.