Insajderi
Lajme

Dalin fotot e të dyshuarve për vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë

Insajderi
27 April 2026 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin fotot e të dyshuarve për vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Euronews ka publikuar fotot e Renato dhe Florin Mëhillajt, të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Së bashku me ta, i dyshuar i tretë është edhe Adriano Mëhillaj, ndërsa të tretë janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje pasi Renato Mëhillaj është djali i Genc Mëhillajt, ndërsa Adriano dhe Florini janë nipat e tij.

Genc Mëhillaj është vrarë në vitin 2016, ndërsa si autor u akuzuan Kreshnik Mujeci, së bashku me kushëririn e tij, Jozef Mujeci ndërsa në vitin 2018 ishte Gjykata e Shkodrës e cila e shpalli të pafajshëm Mujecin, lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark