×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Dalin imazhet e para që tregojnë se si do të duket iPhone 16

    Insajderi
    20 December 2023 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtatorin e vitit të kaluar është prezantuar modeli i ri i iPhone 15.

    Pas lansimit në treg të tij, duket si inxhinierët e kompanisë nuk e kanë ndalë punën për versionet e reja të saj.

    Sipas MacRumors, një faqe e besueshme teknologjike, modelet e reja të iPhone 16 a do të mbajnë emrin ‘DeLorean’. 

    Madje, janë publikuar foto se si do të duken. Duhet të theksohet se fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta, dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra.

    Ndryshimi vizual më i rëndësishëm në këtë model gjendet tek gunga e kamerës, që është katrori i njohur me qoshe të rrumbullakosura me të cilin jemi mësuar, por edhe thjerrëzat janë nën një gotë të vetme në formë “pilule”, si tek iPhone i vjetër. X.

    Dallime gjenden edhe në tastet anësore. Do të kemi më shumë interes dhe më shumë ndryshime për pjesën tjetër të iPhone 16, përkatësisht versionet Pro, Plus dhe Ultra, megjithatë nuk ka asnjë njoftim zyrtar deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark