Insajderi
Sport

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi, këto janë çmimet

Insajderi
22 August 2025 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi, këto janë çmimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë–Suedi kanë dalë në shitje sot (e premte), më 22.08.2025.

Dardanët do të nisin kampanjën kualifikuese shtator, me ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin B, e cila luhet me 5 shtator në udhëtim ndaj Zvicrës.

Tri ditë më vonë, më datë 8 shtator 2025, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Kosova do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë.

Për këtë ndeshje, FFK ka njoftuar sot (e premte), se sapo kanë dalë në shitje biletat dhe ato mund të blihen online.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.

FFK ka njoftuar se biletat blihen përmes platformës online në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark