Insajderi
Lajme

Dalin pamjet kur kapet personi që plagosi kryeministrin e Sllovakisë

Insajderi
15 May 2024 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dalin pamjet kur kapet personi që plagosi kryeministrin e Sllovakisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews.

Një i dyshuar është arrestuar për rastin dhe se Fico ndodhet në spital për trajtim.

Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet kur Policia e ka arrestuar të dyshuarin që plagosi kryeministrin.

VIDEO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark