Dalin pamjet nga përleshja me thika në Korçë/ Momente tmerri për klientët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet nga përleshja me thika në Korçë/ Momente tmerri për klientët

    Insajderi
    03 September 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Top Channel ka siguruar pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit.

    Video e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës . Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.

    Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar.

    Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark