Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci është në avantazh ndaj kandidatit të NISMA-s, Isa Xhemajlaj pas numërimit të 9.72 për qind të votave në Drenas.
Nga numërimi i 7 prej 72 vendvotimeve, Lladrovci ka 1.105 vota ndërsa Xhemajlaj ka 547 vota, raporton Insajderi.
Simpatizantët e PDK-së kanë dalë të festojnë fitoren e partisë që ata e kanë votuar në rrugët e Drenasit. Në anën tjetër, kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajlaj ka thënë se “beson që qytetarët e Drenasit kanë votuar për ndryshim”. /Insajderi.com