Komisioni Shtetëror Zgjedhor në ueb-faqen e vet ka dalë me rezultate përfundimtare për ditën e djeshme të zgjedhjeve në Maqedoni.
Në bazë të këtij rezultati del se partia VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka dalë fituese me 38.06 për qind, e ndjekur nga LSDM e Zoran Zaiev me rezultat shumë të ngushtë 36.69 për qind.
Këto janë rezultatet:
OBRM-PDUKM 452.709 vota (38.06%)
PDSH 31.017 vota (2,61%)
BDI 86.812 vota (7,30%)
LSDM 436.469 vota (36,69%)
Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi 10.083 vota (0.85%) vota
PPD 1.142 vota (0,10%)
Aleanca për Shqiptarët 35.091 vota (2,95%)
Partia Liberale 3.840 vota (0,32%)
OBRM-Për Maqedoni 24.449 vota (2,06%)
Rilindje me Besë 57.927 vota (4,87%)
E Majta ka 12.119 vota (1,02%)
Kujtojmë se në Maqedoni dje votuan 1 milionë e 189.481 votues ose 66.88%./telegrafi.