Edhe valutat kanë ndjerë menjëherë rezultatet e parë të Brexit. Herët në mëngjes në Azinë lindore, funta këmbehej me 1.4554 kundrejt dollarit, një rënie prej 2.18% krahasuar me mbylljen e djeshme, kur kishte prekur maksimumin e muajve të fundit kundrejt monedhës së gjelbër.
Valuta britanika ka rënë në orët e fundit deri në një minimum 1.4152 dollarë amerikanë, ndërkohë që gjatë javës kishte fituar pothuaj 5% kundrejt tij.
Jeni ka rimarrë humbjet fillestare dhe tani këmbehet në nivelin 105.12 kundrejt dollarit.
Tokio ka pësuar rënie me më shumë se 8%, Hong Kongu me 4.67% dhe Shangai me 1.19%.
Parashikohet një rënie e fortë në Bursat evropiane, për shkak të Brexit.
Sipas britanikes CMC Markets, bursa e Londrës pritet të ketë një rënie 7%. Funta ka rënë me më shumë se 10% në kuotën 13305 dollarë, minimum ky qysh prej vitit 1985. Funta ka rënë me më shumë se 6% kundrejt Euros dhe 15% kundrejt jenit.
Tregu i valutës ka ndjerë edhe ai pasojat e forta të referendumit në Britaninë e Madhe, ku ka fituar PO-ja për largimin nga BE. Edhe Euro ka pësuar një rënie dhe tashmë këmbehet me më pak se 1.10 dollarë, pra një rënie prej 3.7%.