Dalja e Britanisë nuk ndalë zgjerimin e BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalja e Britanisë nuk ndalë zgjerimin e BE-së

    Insajderi
    24 June 2016 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, nuk do të ndikoj në politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kështu së paku ka garantuar komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn,

    Sipas tij, epilogu i referendumit në Britani nuk guxon dhe nuk do të ndalë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën Administrata Publike si bazë për integrimin evropian, Hahn tha se Bashkimi Evropian pa asnjë dyshim mbetet i përkushtuar për vazhdimin e procesit të zgjerimit, duke e cilësuar këtë si një punë që ka filluar unioni, e cila sipas tij nuk është as për së afërmi e përfunduar.

    Ai tha se shtetet e Ballkanit kanë pasur të arritura të mëdha gjatë viteve të fundit dhe se tani nuk guxon të ketë lodhje apo dëshpërim për shkak të epilogut të referendumit në Britani.

    Komisari evropian për zgjerim pranoi se vendimi i britanikëve paraqet njëlloj “çarje” për unionin, por kjo sipas tij nuk nënkupton se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë politikën e vet.

    Përndryshe, referendumi në Britani dhe vendimi për largimin e këtij vendi ishte temë qendrore e të gjitha medieve në Ballkan, të cilat tashmë kanë filluar të merren me pasojat politik e dhe ekonomike të këtij vendimi.

    Shumica e medieve në Ballkan shprehën frikën se ky vendim i britanikëve mund të ndikojë që Bashkimi Evropian të frenojë ambiciet e shteteve të Ballkanit për t’u anëtarësuar në union./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark