Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
15:00 – Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 27.43 për qind e apo 365 mijë e 334 qytetarë.
Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.
Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.
11:00 – Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24 për qind e qytetarëve apo 73 mijë e 928 që kanë të drejtë vote.
Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.
Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.
Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.
Në Novëbërdë kanë votuar 15.74 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 474 qytetarë
Ndërsa, në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 14 mijë e 568 qytetarë apo 8,70 për qind.
Kujtojmë që për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.
Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.