Insajderi
Lajme

Dallavere me lejet për armë/ Arrestohen edhe katër instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren

Insajderi
25 February 2026 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dallavere me lejet për armë/ Arrestohen edhe katër instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personat me inicialet  S.B., R.M., H.N. dhe B.G., janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

“Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).”

Në fund është bërë e ditur se Prokuroria do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark