Rekord i ri i dallgës më të lartë në botë, sa një ndërtesë gjashtë katëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rekord i ri i dallgës më të lartë në botë, sa një ndërtesë gjashtë katëshe

    Insajderi
    13 December 2016 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për mot e Kombeve të Bashkuara thotë se oqeanografët e kanë konfirmuar matjen e valës më të lartë deri tash, që kishte arritur nivelin prej 19 metrave mbi sipërfaqen e ujit në Atlantikun Verior.

    Kjo shpallje e sotme nga Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) u bë pasi shkencëtarët i kaluan më se 3.5 vjet duke i analizuar të dhënat nga një pasjisje lundruese automatike, në një pjesë të largët të Atlantikut Verior, ndërmjet Britanisë dhe Islandës.

    WMO tha se vala rekorde 19 metërshe, më e gjatë se një ndërtesë 6 katëshe, ishte matur më 4 shkurt të vitit 2013 pas “një fronti tejet të ftohtë e të fuqishëm, që prodhon erëra”, me shpejtësi deri në 81 kilometra në orë.

    Rekordi i deritashëm ishte 18.3 metra dhe ishte matur në dhjetor të vitit 2007, po ashtu, në Atlantikun Verior.

    Sipas WMO-së, lartësia e valës është “e definuar si distancë nga kulmi i një vale e deri te pika më e ulët e valës tjetër”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark