Insajderi
Botë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez

Insajderi
26 August 2025 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së shtetit palestinez, por nënvizoi se duhet të jetë demokratik.

“Ne nuk po i themi jo njohjes së një shteti palestinez. Ne jemi pro. Kemi qenë pro prej kohësh. Por padyshim që duhet të sigurohet që të jetë shtet demokratik”, tha ndër të tjera ajo.

Më tej Frederiksen deklaroi se vazhdimi i politikës së Netanyahut në Gaza është i papranueshëm.

Njohja e një shteti palestinez duhet t’i shërbejë ‘kauzës së mirë’.

Nga ana tjetër Danimarka do të përdorë presidencën e saj të BE-së për të rritur presionin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark