
Kandidati për kryetar të Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Berisha, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatit Sopijë, ku është shoqëruar nga deputetet Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu-Kodra.
Në këtë tubim, ata janë mirëpritur nga kandidatja për Kuvend Komunal, Miranda Kabashi.
Berisha theksoi se PDK beson fuqishëm në fuqizimin e grave në shoqëri, duke shtuar se vetëm përmes tyre vendimmarrja bëhet më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
“Fuqizimi i grave është thelbësor për një qeverisje të drejtë dhe për zhvillimin e Suharekës”, u shpreh Berisha.
Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të grave në jetën politike dhe institucionale të komunës.