Insajderi
Zgjedhjet 2026

Dardan Berisha i PDK-së mirëpritet nga familja e dëshmorit Valdet Gashi: Sakrifica e tij është themeli i lirisë sonë

Insajderi
22 September 2025 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dardan Berisha i PDK-së mirëpritet nga familja e dëshmorit Valdet Gashi: Sakrifica e tij është themeli i lirisë sonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Valdet Gashi.

Gjatë kësaj vizite, Berisha ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit Gashi, duke theksuar se ajo përbën themelin mbi të cilin është ndërtuar liria e vendit tonë.

“Sot pata nderin të vizitoj familjen e dëshmorit Valdet Gashi.
Sakrifica e tij është themeli i lirisë sonë, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përjetësisht.
Lavdi dëshmorëve të kombit dhe respekt i pafund për familjet e tyre!”, ka shkruar Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark