Insajderi
Lajme

Dardan Berisha: Përkrahja e fermerëve, prioritet i programit tonë qeverisës në Suharekë

Insajderi
30 September 2025 - 21:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dardan Berisha: Përkrahja e fermerëve, prioritet i programit tonë qeverisës në Suharekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për Kryetar në Komunën e Suharekës nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së fermerëve si shtyllë kryesore të zhvillimit lokal.

“Kontributi i fermerëve është i pazëvendësueshëm, por sfidat me të cilat përballen kërkojnë përkushtim të madh. Qasja jonë ndaj fermerëve është e qartë: pa një bujqësi të fuqishme, nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar dhe jetë të qëndrueshme në fshat”, tha Berisha.

Ai shtoi se përkrahja për fermerët do të jetë një prej prioriteteteve kryesore të programit të tij qeverisës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit rural në Suharekë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark