
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka vizituar fshatin Gelancë, ku është takuar me banorë të zonës dhe ka bashkëbiseduar për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit lokal.
Në një deklaratë publike pas vizitës, Berisha ka falënderuar qytetarët për mikpritjen, besimin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se angazhimi i tij politik ka në thelb interesin e qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Nga Gelanca, me zemër plot besim se fitorja jonë do të jetë fitore e qytetarëve, e punës, e drejtësisë dhe e përkushtimit. Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë që tregoni çdo ditë për vendin tuaj”, ka deklaruar Berisha.
Ai është shprehur se, së bashku me qytetarët, synon ta bëjë Suharekën një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë, ku përfitojnë të gjithë pa dallim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga Gelanca sonte e nisim këtë fushatë me zemër plot besim se fitorja jonë do të jetë fitore e qytetarëve, e punës, e drejtësisë dhe e përkushtimit.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, për besimin dhe për dashurinë që tregoni çdo ditë për vendin tuaj.
Së bashku do ta bëjmë Suharekën më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë!
Me kandidatin për Kuvend Komunal, z. Ajet Zmajlaj do të bëjmë më të mirën për Gelancën dhe Suharekën..!