Insajderi
Lajme

Dardan Molliqaj – Abdixhikut: Servil, shërbëtor i Albin Kurtit

Insajderi
21 February 2026 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dardan Molliqaj – Abdixhikut: Servil, shërbëtor i Albin Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj  duke e komentuar intervistën fundit të Abdixhikut, tha se i pari i LDK-së e konfirmoi se do të jetë shërbëtor i kryeministrit Kurti.

Molliqaj ka thënë se Abidxhiku po tregon i ashpër me kolegët e tij dhe servil ndaj Kurtit.

“Kryetari i LDK-së e konfirmoi që do të jetë përsëri shërbëtor i Albin Kurtit. I ashpër e prerë me kolegë dhe bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me kryeministrin e Kosovës. Në 2021 me qëndrimin në sallë të deputetëve të LDK-së e mundësoi zgjedhjen e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i shërbej presindentit Kurti, nga secili vendim i saj deri të vendimi për caktimin e datës zgjedhjeve që u ankua vet ky i fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje nuk i shërben opozitës.

“Kjo qasje, e cila e reformon opozitën duke iu ofruar pushtetit, duke i shërbyer pushtetit, sa herë që ai ka nevoje, kjo qasje nuk i shërben Kosovës, kjo qasje nuk i shërben partive opozitare. Kjo qasje iu shërben grupeve të interesit dhe bizneseve për rreth kryetarit Abixhiku”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark