Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka ironizuar me dy partitë opozitare në Prishtinë, LDK dhe PDK, pas debatit të hapur sot rreth një lokacioni që kryetari Shpend Ahmeti kërkoi t’i jepet Ambasadës së Shqipërisë.
Ky lokacion ishte projektuar më parë nga partia që kishte udhëhequr me komunën para këtij mandati, LDK, për ndërtimin e një objekti të selisë së tyre, raporton Insajderi.
E Sejdiu me këtë rast, i ka bërë kërkesë degëve të LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë të tregojnë paraprakisht “se cilat toka, banesa, ndërtesa apo asete të tjera i kanë menduar për vete”.
“I beje kërkese LDK Prishtine dhe PDK Prishtine le te na tregojnë cilat toka, banesa, ndërtesa e asete tjera i kane menduar për vete, ne mënyre qe ne te ardhmen mos te bëjmë me këso gabime”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com