Insajderi
Insporti

“Dardanët” mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt

Insajderi
10 February 2026 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dardanët” mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë ftuar të gjithë përkrahësit të marrin pjesë në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë nga ora 14:00.

Në një njoftim të lëshuar nga ky grup, theksohet se ata do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Andaj, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e ushtrisë që na solli lirinë, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, nga secili qytet, që me 17 shkurt t’i bashkëngjitemi marshit për “Drejtësi, jo politikë”, thuhet më tej në njoftimin e grupit të tifozëve “Dardanët”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark