×
  • Sport
  • Sport

    “DARDANËT” shpallin Andi Zeqirin person NON-GRATA

    Insajderi
    20 May 2021 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar dje listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian dhe në mesin e të ftuarve nga trajneri Petkoviç është edhe futbollisti kosovar Andi Zeqiri.

    Ky vendim i Zeqirit, për të cilin drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë përpjekje të mëdha që ai të luajë për Kosovën, ka ngjallur reagimin e ashpër të grupit të tifozëve “Dardanët” të cilin e kanë shpallur atë si person “non grata”.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i “Dardanëve”, Lul Berisha ka bërë të ditur se tashmë Zeqiri është një person i padëshiruar nga mbështetësit e Kombëtares së Kosovës.

    “Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovës. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova”, shkruan Berisha në postimin e tij.

    Tutje, kryetari i “Dardanëve” edhe si të pabesë Zeqirin dhe se një si ai nuk i duhet shqiptarëve “Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë̈ dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA. Për ne ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt”, thuhet në fund të shkrimit të numrit një të “Dardanëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark